Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi shpreh ngushëllime për tragjedinë që ndodhi në rrugën Shkup- Tetovë ku mbetën të vdekur 13 persona.

“I prekur rëndë nga rasti tragjik i ndodhur sot në autostradën Shkup-Tetovë, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjeve të cilët humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi kurse të lënduarve shërim të shpejtë!”, ka theksuar Thaçi.