Në margjinat e takimit ministror të mbrojtjes në NATO sot ministrja Shekerinska realizoi midis të tjerave edhe takim me kolegun e saj grek, Evangelos Apostolakis, raportoi korrespondentja e M.I.A-s nga Brukseli.

Ministrat u dakorduan se bashkëpunimi i dy vendeve duhet që të intensifikohet tani kur është zgjidhur kontesti për emrin.

Ministri grek për mediat deklaroi se me kolegen nga Maqedonia biseduan për implementimin e nenit shtatë të Marrëveshjes së Prespës, që ka të bëjë me bashkëpunimin në mbrojtje. Sipas këtij neni të dyja palët duhet që të përforcojnë dhe rritin bashkëpunimin në këtë fushë, midis të tjerave përmes transfertës së dijeve dhe ndërtimin e kapaciteteve, si dhe këmbimit të informacioneve dhe trajnimeve të përbashkëta ushtarake, thuhet në Marrëveshjen e Prespës.

“Në këtë kontekst i bëra me dije se forcat e armatosura të Helsinkit janë në gjendje që të ndihmojnë në ndërtimin e kapacitetit të forcave të armatosura të fqinjëve që të mundet shumë shpejt të përshtaten me ato të Aleacës”, porositi i Apostolakis.

Shekerinska, përmes njoftimit përsëri e theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës.

“Këto janë momente historike që nuk mund të mundësoheshin nga lidershipin e të dy vendeve, por edhe ndjenjes së përgjegjësisë tek të dyja qeveritë – përgjegjësinë që të kontribuojnë që rajoni ynë të jetë stabil, i qetë dhe prosperues. Pas njël kohe të gjatë të humbur, qeveritë tona kanë guximin dhe vendosmërinë që të shikojnë drejt ardhshmërisë dhe të kuptojnë se kompromis është fitorja më e madhe”, citohet në njoftimin e kabinetit të ministres.

Përveç me Apostolakis, ministrja e Mbrojtjes sot u takua edhe me kolegët e Britanisë, Kanadasë, Bullgarisë, ndërsa në fund të ditës duhet që të realizohet takim edhe me ministrin turk dhe belg të mbrojtjes.