Sot ka qenë një ditë tragjike për vendin. Pas një aksidenti të rëndë në autostradën Shkup- Tetovë, për fat të keq humbën jetën disa persona, sipas asaj që raportojnë mediat dhe disa të tjerë të lënduar që momentalisht gjenden nën kujdesin intenziv të mjekëve. Kemi shpresë dhe besim që sa më shpejtë ta tejkalojnë gjendjen kritike. Familjarëve të viktimave iu shprehim ngushëllime të sinqerta.

Në këto momente jemi pranë jush, nëse jo fizikisht por shpirtërisht, duke iu dhënë kurajo që kjo tragjedi e rëndë të tejkalohet.

Ngushëllime familjarëve të viktimave!