Ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka mbetur i shokuar nga reagimi i profesoreshës maqedonase Biljana Vankovska e cila gjatë një postimi në FB është tallur me viktimаt e аksidentit të sotshëm, (ku pati edhe viktima maqedonase), duke shkruar: “Çfarë tragjedie dhe ironie- Karpallak”.

Ademi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare gjithashtu ka shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave, dhe se ndan dhimbjen së bashku me ta në këtë ditë zie për Maqedoninë.

“Si njeri, si prind, si profesor, si ministër jam i shokuar nga një pseudo përfaqësuese e komunitetit akademik që në thelb duhet të jetë bashkësia më e ngritur dhe kohezive e një shoqërie, posaçërisht atyre multietnike siç është shoqëria jonë. Dënoj çdo deklaratë që mbjell urrejtje dhe nxitje e cila në këto momente të vështira tragjedie nuk sjell asgjë tjetër përveçse përçarje të reja! Përgjegjësia duhet të pasojë pa asnjë vonesë dhe pres nga universiteti dhe bota akademike që të reagojnë. Ngushëllime viktimave, shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë, sonte ndajm dhimbjen me familjarët e tyre”, shkruan Arbër Ademi.