Janë identifikuar tashmë 14 udhëtarët që humbën jetën në tragjedin e mbrëmshme të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë.

Gazeta KOHA raporton se pjesa më e madhe e vikkttimave janë të rinj, nën 30 vjeç, ndërsa bëhet fjalë për administratorë dhe studentë nga Gostivari dhe rrethina.

Rametulla Abdurraimi nga Debreshi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi; Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur.

Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari; Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit; Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari

Esat Emruli nga Gostivari; Ajdën Ismaili, 25 vjeç nga Gostivari i punësuar në Agjension Turistik; Besim Fetai nga fshati Vrapçisht; Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme;

Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit; Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari; Boban Avramovski, student i FON-it; Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë; Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.