Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike do të procedojnë publikimin në fejsbuk të profesores Biljana Vankovska, i cili ngjalli reagime të shumta për gjuhë të urrejtjes, pas aksidentit tragjik të një dite më parë. Këtë e konfirmoi MPB-ja por pa dhënë detaje mbi hetimin.

Sekrori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në koordinim me Prokurorinë publike ka ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme në lidhje me këtë rast” – theksuan nga Ministria e Brendshme.Alsat drejtoi pyetje edhe në Prokurorinë Publike për rastin konkret por edhe për raste të tjera të gjuhës së urrejtjes pas tragjedisë. Deri në këto momente, nga Prokuroria nuk kemi përgjigje. Profesorja e Universitetit “Kirilli dhe Metodi” Biljana Vankovska vetëm disa çaste pas aksidentit në profilin e saj në fejsbuk shkroi: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”. Postimi i u shpërnda dhe u dënua nga shumë përdorues të rrjetit. Megjithatë Venkovska nuk ishte e vetme. Përmbajtje të ngjashme me gjuhë të urrejtjes në baza etnike dhe politike u shpërndanë edhe nga persona të tjerë.


Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit thotë se institucionet duhet të procedojnë përgjegjësi, veçanërisht për persona të këtillë që kanë shumë ndjekës.

Vlerësoj se shteti duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm, duhet menjëherë të reagojë kur në ngjarje të këtilla ndodh një gjë e tillë e cila, siç e shihni, edhe më shumë i përtërin nxitjet nacionaliste. Ky nuk ishte rasti i vetëm i gjuhës së urrejtjes gjatë ditës së djeshme por të gjithë u kapën pas Vankovskës sepse ajo është person i njohur.” – u shpreh Uranija Pirovska, Drejtore ekzekutive “Komiteti i Helsinkit”

Alsat kërkoi vlerësim edhe nga Universiteti dhe Fakulteti Filozofik ku Vankovska është e angazhuar. Nga atje nuk morëm asnjë përgjigje.

Universiteti duhet të vendosë nëse një person i tillë, me veprime të këtilla mundet që me vetëdije dhe ndërgjegje ta ushtrojë detyrën e dikujtë që duhet të arsimojë të rinjtë të cilët më tej duhet të jetojnë në harmoni me të gjithë dallimet në shoqëri.” – tha Uranija Pirovska, Drejtore ekzekutive “Komiteti i Helsinkit”

Kodi Penal parashikon dënim deri në pesë vite burg për gjuhë të urrejtjes por deri tani, në vend është proceduar vetëm një rast.

Kodi Penal, neni 319

“Personi i cili me detyrim, ngacmim, rrezikim të sigurisë, duke shfaqur tallje me simbolet kombëtare, etnike ose fetare, duke dëmtuar objekte të të tjerëve, duke përdhosur monumente, varre ose në ndonjë mënyrë tjetër do të shkaktojë ose nxisë urrejtje, përçarje ose padurim, dënohet me burgim prej një deri në pesë vjet.”

Postimi i Vankovskës insinuon me ngjarjet e vitit 2001 gjatë konfliktit të armatosur. Në 8 gusht në vendin e quajtur Karpallak ku ndodhi edhe aksidentit i fundit, 10 rezervistë u vranë në pritë nga ushtarët e UÇK-së. 108 persona të tjerë kishin mbetur të lënduar.