Aleksandar Vasilevski – Ninxha nuk ka bërë pazar, prandaj ende është në sallën e gjyqit. Këtë para gjykatës në fjalët përfundimtare për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend e tha avokati i tij Zvonko Davidoviq. Sipas tij, në këtë proces është treguar se organizator i “së enjtes së përgjakshme” është DSK-ja, e cila si flluska i ka përdorur shoqatat patriotike për të hyrë në Kuvend. Ai për “Ninxhën” tha se nuk është person që mund të organizojë prishje të rendit kushtetues, ndërsa gjykata fajin duhet ta kërkojë tek ish-drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski dhe të arratisurit Goran Grujovski dhe Nikola Boshkovski.

Nëse keni radio stacione që janë gjetur në Kuvend, të cilat kjo prokurori fatkeqësisht nuk i komenton, por që thuhet se nuk i përkasin dhe nuk janë kompaktibile me ato të Ministrisë së Brendshme, dhe të gjithë anëtarët e DSK -së janë brenda dhe ja ,” Ninxha ” tregon edhe për Grujkovskin dhe të pandehurit e tjerë, atëherë më se e sigurt është se dy plus dy gjithmonë bëjnë katër, që DSK -ja ka ndikuar absolutisht dhe e ka menduar ngjarjen “. –theksoi Zvonko Davidoviq, avokati i të pandehurit Aleksandar Vasilevski Ninxha

Mbrojtja e të pandehurit Nikola Mitrevski-Koljo në fjalët përmbyllëse tha se ai ndoshta mund të përgjigjet për vepër tjetër, por jo për terrorizëm. Nga regjistrimet shihet se as që e ka organizuar e as që e ka drejtuar turmën në Kuvend.

Nëse ka pasur sulm, ndaj Sasho Tasevskit, si pjesë e sigurimit të Oliver Spasovskit, duhet të përgjigjet në mënyrë adekuate, por jo për veprën që po ngarkohet – rrezikim terrorist ndaj rendit kushtetues”. – tha Maja Dojçinovska, avokate e të pandehurit Nikola Mitrevski – Koljo

Avokatët e të pandehurve Viliam Mihajlovski dhe Vlatko Trajkovski në fjalët përmbyllëse më shumë u përqendruan në mungesën e provave kundër tyre dhe aktakuzën që është bazuar në mendime dhe supozime, e jo fakte. Pas mbrojtjes, procesi ka vazhduar me fjalë përmbyllëse të të pandehurve. Për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend fillimisht janë akuzuar 33 persona. Pas miratimit të Ligjit për Amnistisë, numri u përgjysmua./Alsat/