Klubi i Barcelonës ka rinovuar kontratën me trajnerin Ernesto Valverde. Zyrtarisht tekniku spanjoll dhe klubi katalanas do vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm 2019-2020, me opsion të diskutueshëm edhe për një tjetër sezon.

Sipas “The Independent” trajneri ka marrë besimin e drejtuesve të klubit , dhe rinovimi i kontratës së tij vjen para fazës më të rëndësishme të sezonit.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri pohuan se nuk kanë dashur që të ketë spekullime për të ardhmen e Valverdes ndaj vendosën ta bëjnë zyrtar rinovimin, duke gëzuar kështu dhe lojtarët e skuadrës por dhe tifozët.

Valverde është trajner i Barcelonës që prej verës së vitit 2017-të. Ai ka fituar me Barcelonën kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit sezonin e shkuar. Por sukseset e tij mbetën në hije pas triumfit të Realit në Champions League./E.M