Gjykata e Apelit në Shkup planifikon të shpenzojë 27 mijë e 560 euro për blerjen e makinës së re. Shpallja është publikuar në Byronë për Furnizime Publike. Gjykata nuk ka kursyer në nivelin e pajisjeve që duhet t’i ketë automobili. Sipas dokumenteve të tenderit, automobili duhet të ketë të paktën 187 kuaj fuqi, të ketë ngjyrë metalike dhe të arrij shpejtësinë prej 0 deri në 100 km në vetëm 8.5 sekonda. Mes karakteristikave që i kërkon gjykata, automobili duhet të ketë timon lëkure me komanda audio, sensor shiu dhe pajisje të tjera.

Byroja për Furnizime Publike

Sistem për njohjen dhe paralajmërim ndaj lodhjes së shoferit

Sistem për mbajtjen automatike të distancës nga automobili përpara

Kondicioner me rregullim automatik të temperaturës dhe mundësi për rregullimin ndaras të temperaturës për pasagjerët në ulëset e pasme.

Veç kësaj, Gjykata e Apelit kërkon që automobili të cilin do e blejnë duhet të ketë forcë lëvizëse në të katërta rrotat ose siç quhet ndryshe 4×4. Qëndrim rreth kësaj kërkuam nga kryetarja e kësaj gjykate Lidija Dimçevska për ta sqaruar nevojën për një automobil të këtillë, por nuk morëm përgjigje. Përveç Gjykatës së Apelit në Shkup, me blerjen e automobilave të rinj janë angazhuar më shumë gjykata në vend. Alsat tashmë informoi se në listën e blerësve të automobilave janë edhe gjykatat në Veles dhe Shtip. Ato janë më modeste dhe planifikojnë të shpenzojnë vetëm nga 13 mijë euro. Por Gjykata Administrative dhe Gjykata e Apelit në Gostivar, nuk janë edhe aq modeste. Ato do shpenzojnë nga 27 mijë euro për automobila të ri. Parkun vozitës e rinoi edhe gjykata e Tetovës duke blerë makinë të re në vlerë prej 19 mijë euro.