Pas deklaratës së bujshme të gazetarit Valer De Maggio për transfertën e Icardit drejt Juventusit, një tjetër fakt e bën akoma edhe më të besueshëm kalimin e argjentinasit drejt Torinos.

Heqja e shiritit të kapitenit dhe mos grumbullimi i tij në ndeshjen me Rapidin e Vjenës, kanë shtuar skenarët të një largimi të mundshëm të Icardit nga “San Siro”, shkruan “Sportmediset”, raporton SYRI.net. Një gjë është e sigurt deri më tani, me këto që po publikohen në media verën e ardhshme Icardi nuk do të jetë më pjesë e Interit.