Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me dëborë lokale, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në tre gradë Celsius, ndërsa e ditës prej minus dy deri në nëntë gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në zero, ndërsa e ditës deri në katër gradë Celsius.

Nga dita e shtunë vijon periudha e motit kryesisht me diell me rritje të temperaturës së ditës.