Një deputet i Kuvendit të Sllovenisë ka dhënë dorëheqje pasi ka vjedhur një sendviç në Lubjanë, duke thënë se dorëheqjen e ka dhënë për shkak se është injoruar nga të punësuarit, transmeton Portalb.mk.

54-vjeçari Darij Krajçiç gjatë kohës së seancës ka treguar se në pauzën e drekës ka shkuar të blejë sendviç, por është nervozuar pasi të punësuarit kanë bërë muhabet në mes veti dhe nuk i kanë përkushtuar vëmendje. Dhe ai ka vendosur ta testojë sistemin e sigurisë, kështu që ka dalë pa paguar. Megjithatë, deputeti është kthyer dhe e ka paguar sendviçn.

Së pari, reagimi i tij ka shkaktuar qeshje te kolegët e tij deputetë. Por, më vonë, lideri i grupit parlamentar i partisë së tij, Brane Goluboviq e ka vlerësuar veprimin e Krajçiç si të papranuar. Ai tha se deputeti është penduar dhe ka kërkuar falje