Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me kritikat në opinion për punësime në administratë mbi baza familjare-partiake, dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë jo konsekuente:

10 vite të gjithë anëtarët e LSDM-së ishin qytetarët më të diskriminuar në vend me atë që ju është ndaluar që të punësohen në sektorin publik dhe privat dhe kjo është fakt. Sot është e çuditshme që secili simpatizues i kësaj Qeverie punësohet edhe në institucionet publike. Ku të shkojnë këto njerëz, të lëshojnë shtetin…Tani ka Komision për Antikorrupsion dhe për gjithçka që mendohet se është problematike duhet të paraqitet ankesë dhe të vendoset për të.

Këtë deklaratë të ministrit Maneçevski, me të cilët dëshiron të arsyetojë punësimet e personave të afërt deri te funksionarët e Qeverisë, e vlerësojmë si jokonsekuente.

Që të justifikohet nepotizmi gjatë punësimit të familjarëve të afërt dhe kuadrove partiak, me arsyetimin se “dhjetë vite anëtarët dhe simpatizuesit e LSDM-së kanë qenë qytetarët më të diskriminuar në vend me atë që ju ndalua të punësohen në sektorin publik dhe privat”, në radhë të parë është jokorrekte. Ndërsa pyetja “ku shkojnë këto njerëz, duhet të lëshojnë shtetin? (!), të cilin Maçevski jua drejton gazetarëve, është tërësisht pavend dhe tingëllon ashpër.

Prej pyetjes së tillë të Mançevskit, vetvetiu lind një tjetër pyetje: Ku të shkojnë ato të cilët nuk kanë librezë partiake? Ku të punësohet fëmijët, motra, nënat, e të gjithë atyre të cilët nuk i përkasin asnjë tabori partiak? Çka do të bëjnë ato të cilët 11 vite përderisa ishte VMRO-DPMNE në Qeveri, sikurse edhe simpatizuesit e LSDM, që nuk mundën të punësohet ashtu, për shkak se nuk përmbushin kushtin më kryesor – nuk kanë librezë partiake ose lidhje të drejtpërdrejtë familjare-shoqërore me Qeverinë. Ose, ndoshta, a nuk është mëkat të lëshojnë shtetin edhe ato pa librezë partiake?

Mançevski si edhe kolegia e tij partiake, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinka, e cila javën e kaluar në këtë temë komentoi se kritikat për nepotizëm nuk kanë bazë, sepse “Maqedonia është vend i vogël dhe të gjithë, kanë shumë familjarë dhe miq”, plotësisht diçka tjetër flisnin kur ishin në opozitë. Dhjetë vitet e kaluara socialdemokratët ashpër kanë kritikuar nepotizmin e VMRO-DPMNE-së.

Mançevski, për shembull në korrik të vitit 2007 akuzoi ministrin e atëhershëm për financa, Trajko Slaevski, për nepotizëm. Socialdemokratët atëherë reaguan se “Sllavski ka punësuar vajzën në Agjencinë për investime të huaja si stazhier për çështje ekonomike dhe prej antikorrupsionerëve ka kërkuar hetim të të gjithë të punësuarve, të dashur, bashkëshort, vajza dhe miq të funksionarëve qeveritar”.

Është e qartë se propozimi vetëm i Sllavevska në raport me kandidatët e tjerë është se është vajza e ministrit aktual për financa, deklaroi atëherë socialdemokrati Damjan Mançevski.

Por, tani kur Mançevski është në qeveri ka tërësisht perceptim tjetër për nepotizmin dhe punësimet familjare-partiake. Tani për të “dy-tre raste të punësimeve në administratë”, nuk do të thotë nepotizëm.

Burimi: Vërtetmates.mk.