Pas zërave të opozitës se kryeministri Edi Rama i bën presion administratës për të marrë pjesë në takimin e nesërm në Vlorë, ka reaguar vetë kryeministri.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama i përgjigjet opozitës, teksa i thotë se nuk është miting, por dialog me qytetarët.

‘Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit’, shkruan Rama.
Kujtojmë se ndërkohë që në Tiranë pritet të bëhet një protestë mbarëkombëtare e organizuar nga opozita, kryeministri ka udhëtuar drejt Vlorës për të mbajtur një takim me qytetarët.