Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic, është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Pas Barcelonës dhe Real Madridit, për talentin 21-vjeçar, që është në pronësi të Benficas, kanë shprehur interes edhe anglezët e Chelseat.Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, “blutë” e Londrës janë gati të ofrojnë 45 milionë euro për sulmuesin serb.

Jovic po kalon një formë të shkëlqyer me fanellën e Frankfurtit këtë sezon, duke arritur të gjejë 19 herë rrugën e rrjetës në të gjitha kompeticionet.

Ai mban kryesimin e golashënuesve më të mirë në Bundesligë, në kuotën e 14 golave.