Rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Nikolla Jankullovski ka thënë se është i tmerruar nga tragjedia tek Llaskarca, ku në aksident trafiku kanë humbur jetë 14 persona.

Ai po ashtu shprehi ngushëllim ndaj familjeve të të ndjerëve dhe ka dalë me qëndrim rreth publikimit të profesoreshës Biljana Vankovska në rrjetet sociale.

“E dhimbshme, posaçërisht për bashkësinë akademike është humbje e katër studentëve të këtij Universiteti, edhe atë: Pavle Kostovski- Fakulteti Juridik ‘Justiniani i Parë’, Onur Sadiku- Fakulteti i Mjekësisë, Bejza Uzeiri- Fakulteti Arkitektonik dhe Jovica Tërpevski nga Fakulteti Elektroteknik.

Gjatë ditës së djeshme në mediat, para se gjithash është thirrur dhe përmendur Universiteti ‘Shën Qirili dhe Metodi’, ndërsa në lidhje me deklaratën e profesoreshës Biljana Vankovska. Duke mos u futur në kualifikime juridike të deklaratës së profesoreshës, për çka janë kompetent institucione tjera, nga arsye etike ndjejë obligim të distancohem nga deklarata e Profesor Doktor Biljana Vankovska. Si njeri dënoj fuqimisht çfarëdo deklarata që aludojnë në patolerancë dhe krijojnë ndjenja të urrejtjes.

Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi’ çdoherë e ka përkrahur lirinë dhe të drejtën e çdo profesori dhe studentit të mendojë dhe të shpreh mendimin e tij. Të rëndësishme janë qëndrimet e kundërta, debatet dhe kritika, por ato duhet të jenë në kuadër të humanizmit, respektimit të drejtave të njeriut dhe para se gjithash etikës shkencore”, ka thënë Jankullovski.