Policia gjatë orëve të fundit ka arrestuar rreth 20 veta, nëpër disa qytete të Maqedonisë së veriut të cilët siç thuhet dyshohen si terroristë dhe pjesëtarë të ISIS, të cilëve tashmë i është shqiptuar masa e paraburgimit,.

Në MPB heshtje dhe nuk jepen detaje për ndërhyrjen, aksioni ka qenë i zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës në disa qytete, ndërsa janë konfiskuar edhe sasi armatimi.

MPB mbrëmë vonë doli me komunikatë përmes së cilës ka theksuar se ka parandaluar një sulm terrorist të grupeve radikale përkrahëse të ISIS, paraprakisht këto informacione i ka shkëmbyer me shërbimet e një vendi partner.