Shkupi do të jetë nikoqir i Samitit të zonave të lira ekonomike evropiane, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 maj të këtij viti. Priten mbi 350 përfaqësues nga e gjithë bota, ndërsa organizator është Drejtoria për zona zhvillimore industriale-teknologjike, e cila samitin do ta organizojë në bashkëpunim me Organizatën e zonave të lira botërore, transmeton Koha.mk.

Do të ftohen zëvendëskryeministrat dhe ministra, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e zonave të lira ekonomike. Samiti do të kthehet në shumë çështje që i prekin zonat e lira ekonomike, ndërsa mes tjerash do të bisedohet edhe për harmonizimin e rajonit rreth politikave në zonat dhe si të gjehen mënyra të unifikohen qëndrimet për ndihmë shtetërore që u jepet investitorëve të huaj.

Nga Drejtoria për ZZHIT theksojnë se ndihmën shtetërore që e japim është harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian, por atë që e kërkon BE-ja është të harmonizohemi si rajon në këtë pjesë sepse përderisa nuk ndodh kjo, disa zona të caktuara vendosen në situatë të varur në lidhje me të tjerat.