“Bashkohuni për çdo pëllëmbë të Kosovës, bashkohuni për BE dhe NATO”!. Shteti i Kosovës lindi falë përpjekjeve të vazhdueshme, sakrificës dhe gjakut të shqiptarëve ndër shekuj. Kjo betejë vazhdon deri më sot, jo më për lirinë e Kosovës, por për konsolidimin e sovranitetit të saj të brendshëm e të jashtëm, dhe për të ardhmen e saj euratlantike, si shtet i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare. Një Kosovë e integruar jashtë dhe brenda, e unifikuar politikisht, në koordinim me SHBA dhe Bashkimin Europian do t’i tejkalojë të gjitha sfidat dhe vështërsitë në bisedimet me Sërbinë për arritjen e një marrëveshje juridikisht detyruese për njohje reciproke.

Vetëm një marrëveshje e tillë do të sillte siguri dhe stabilitet të përhershëm në rajon dhe perspektivë europiane për dy shtetet dhe mbarë Ballkanin Perëndimor. 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës po karakterizohet edhe me transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Kjo ushtri do të jetë një aset dhe vlerë kombëtare jo vetëm e Kosovës po e mbarë shqiptarëve, që në të ardhmen pritet ti shërbejë Kosovës dhe qyteravë të saj si dhe paqës botërore me një Kosovë të integruar në NATO. Aleanca për Shqiptarët, i shpreh urimet e sinqerta dhe të përzemërta popullit dhe institucioneve të Kosovës për njëmbëdhjetë vjetorin e Pavaësisë, duke besuar fuqishëm se një popull që ka ditur t’a fitoj lirinë do të dijë t’a ndërtoj të ardhmen e vetë europiane dukë e bërë Kosovën shtet sovran dhe demokratik të integruar në BE dhe NATO.

Aleanca për Shqiptarët

-Kryetar- Ziadin Sela