Kryetari i Lëvizjes BESA,Bilall Kasami,sot ka marr pjesë në përvjetorin e 24 të ligjeratave të para në Universitetin e Tetovës, e që u mbajtën në fshatin Poroj, njofton ShkupiLajm.

Në nder të përvjetorit të 24 të ligjeratave të para, Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot vizitoi muzeun e UT-së në fshatin Poroj. Ky vend është shumë i rëndësishëm për arsimin shqip në Maqedoni sepse nga këtu ka lindur një tempull i madh i dijes, Universiteti i Tetovës. Aso kohe pushteti nuk lejonte hapjen e shkollave dhe universitetëve në gjuhën shqipe por sakrifica dhe këmbëngulja e pishtarëve që e donin arsimin shqip, vendosën që të mbanin ligjeratat e para për të treguar se shqiptarët e duan lapsin dhe shkollën.

Këto data duhet përkujtuar me shumë gëzim sepse ndryshuan historinë shqiptare në Maqedoni, duke fituar shqiptarët Universitetin e parë të tyre.