Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar 11 vjetorin e pavarsisë së Kosovës, e cila erdhi pas shumë vuajtjeve dhe sakrifice të madhe, njofton ShkupiLajm.

Ky është postimi i plotë

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm sakrificash dhe derdhje lotësh e gjaku për të arritur idealin historik, pavarsinë e Kosovës. Sot Kosova gëzon pavarsinë e saj, e cila është mbështetur dhe njohur nga shumë vende të botës. Mundi dhe sakrifica ka qenë shumë e madhe, madje dikush ka sakrifikuar edhe jetën që sot Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.

Në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes BESA më lejoni të uroj 11 vjetorin e pavarsisë së Kosovës, qoftë gjithmonë e fortë dhe stabile. Data të tilla janë të ngulitura në zemrat tona, duke i përkujtuar si data që ndërtuan historinë tonë të lavdishme kombëtare.

Urime pavarsinë Kosovë!