Real Madrid humbi në shtëpi ndaj Gironas me rezultatin 1-2. Kjo humbje bën që Barcelona të shkëputet plot 9 pikë nga Los Balancos.

Por, trajneri i Los Blancos, Santiago Solari, këmbëngul se skuadra e tij ende është në garë për titull. Pas humbjes, Solari u përball me gazetarët dhe e mbrojti vendimin e tij për ndryshime në formacionin startues, që luajti rol të rëndësishëm në disfatë.

“A e kemi humbur ligën? Jo, jo aspak, absolutisht jo”, tha Solari.

“Javën tjetër është ndeshja e radhës, e njëjta vlen edhe për rivalin tonë, po ashtu. Çdo ndeshje është e vështirë, siç e tregoi Girona sot, ama duhet të vazhdojmë me fitore për ta ulur diferencën”, shtoi ai.