Nga e hëna nisin takimet mes partnerëve të koalicionit qeveritar për gjetjen e kandidatit konsensual për president. Nga takimi mes kryeministri Zaev dhe kreut të integristëve Ahmeti do të dihet nëse bisedimet do të vazhdojnë edhe me partnerët tjerë, apo partnerët do të garojnë të ndarë.

Nesër do të jetë takimi bilateral LSDM-BDI ku edhe do të shtrohen opsionet nga të dyja palët. Nëse do të arrihet një marrëveshje, natyrisht se do të kërkojmë që ta zgjerojmë këtë mbështetje, fillimisht me partitë e tjera të koalicionit dhe më pas me grupe tjera të interesit me qëllim që të arrimë një shumicë sa më të madhe pasi që këtë e kërkon konsensualiteti. Këtë koncept e kemi definuar si mbi etnik dhe mbipartiak nuk është e rëndësishme për të predikuar epilogun e kandidatit përkatësia etnike apo partiake” – theksoi – Bujar Osmani, BDI

Osmani fajëson opozitën shqiptare për dështimin e opsionit për kandidat të përbashkët shqiptar për president.

Kandidati i përbashkët me partitë shqiptare u ironizua nga disa parti të vogla shqiptare. Kjo flet se kërkesa e tyre për bashkëpunim ndër shqiptarët është demagogji. Ende pa e lexuar mirë deklaratën dhe pa kaluar një orë pas vendimit ata e ironizuan. Kjo flet për ata dhe jo për ne. Në ishim të hapur për të shprehur edhe këtë gatishmëri për të dalë me kandidat të përbashkët” – u shpreh Bujar Osmani, BDI

Partitë opozitare shqiptare janë akoma duke kalkuluar për modalitetet e kandidatit presidencial. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa janë shprehur kundër kandidatit të përbashkët me BDI-në, ndërkohë po shqyrtojnë mundësinë e kandidatit të përbashkët./am/