Qyteti i Shkupit vendosi disa shtylla të hekurta pranë shkollës fillore “Liria” në Çair, por nuk kaloi as një javë, persona të panjohur ato i kanë nxjerr nga vendi.
Me që makinat që parkoheshin aty pengonin lëvizjen e qytetarëve dhe rrezikonin jetën e nxënësve afër shkollës, qyteti i Shkupit njoftoi se ka vendosur shtylla mbrojtëse. Në filmimet që i morën sot shihet se disa shtylla janë hequr dhe se makinat sërish kanë filluar të parkohen në trotuar. Rruga “Cvetan Dimov” është ndër më të frekuentuat në Komunën e Çairit.