Në “Spectrum Center” të Charlotte u luajt “All Star Game 2019”, që përkon me edicionin e 68-të të sfidës mes më të mirëve të NBA-së. Skuadra e LeBron James përballë ekipit të Giannis Antetokounmpo. Një përballje e mbyllur mes fishekzjarresh, e fituar 178-164 nga formacioni i LeBron, që e bëri diferencën në 6 minutat e fundit.

Sfida nisi në shenjën e Giannis Antetokounmpo, që shënoi pikët e parë, me skuadrën e tij që mori kryesimin duke shkuar deri +20 pikë në fillim të periodës së tretë, por duke përmirësuar lojën mbrojtëse dhe duke qenë të saktë nga përtej harkut me emra të tillë si James Harden, Bradley Beal, Klay Thompson e Damian Lillard.

Skuadra e LeBron arriti ta rikuperonte diferencën dhe në minutat e fundit falë MVP së “All Star Game 2019”, Kevin Durant, që shënoi 3 pikë në total, fitoi me 14 pikë diferencë.

Antetokounmpo ishte më i miri për skuadrën e tij me plot 38 pikë dhe 11 “rebound”, ndërsa Joel Embiid gjithashtu realizoi “doble-double”, 10 pikë e 12 “rebound”.