Kuvendi i Bullgarisë të mërkurën në seancë plenare duhet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk.

Pritet që në ratifikimin e protokollit të merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes më 15 shkurt e miratoi protokollin dhe u rekomandoi deputetëve ta miratojnë, transmeton Brgens.

Kryetari i Komisionit, gjenerali Konstadin Popov deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë për mbështetje të plotë dhe bashkëpunim nga Bullgaria në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Protokolli për anëtarësim në NATO së pari e ratifikoi Greqia, dhe deri tani e kanë ratifikuar Shqipëria dhe Sllovenia.