Shkruan Daut Memishi, kryetar i degës së Lëvizjes BESA- Komuna e Tearcës

Çdo herë thonin: “Jemi për ideal”, ndërsa u bënë pjesë e qeverisë pa asnjë kusht për shqiptarët. U betuan që nuk do të ulen me kriminela, përsëri pa u menduar dy herë u bënë pjesë e qeverisë të cilën e akuzonin gjatë gjithë kohës.
U zotuan se do ta mbajnë Besën para popullit, tradhëtuan! Pra, në Besë nuk ka vend për të paBesët. BESA erdhi në skenën politike si nevojë e kohës dhe kërkesë e shqiptarëve. Pra ajo është gjallë dhe frymon lirshëm, Lëvizja BESA është familje e madhe dhe i mirëpret të gjithë ata që ia duan të mirën kësaj shoqërie.
Agjendat e huaja nuk kanë pasur vend tek shqiptarët dhe as që do të mund të kenë ndonjëherë.