“Ditët e hapura” të Universiteteve fillojnë të mbahen nëpër të gjitha shkollat e mesme të Shkupit. Maturantët do të kenë rastin që të njihen për së afërmi me programet studimore, të cilat ofrojnë për fakultetet përkatëse. Aktivitetet të ngjashme do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve në Gjimnazin “Orce Nikollov” të kryeqytetit, ku profesorët e 20 fakulteteve nga katedrat e ndryshme të shkencave natyrore dhe atyre shoqërore prezantuan kurrikulat e arsimit sipëror. Ndërkohë nga ana tjetër i pari i Qytetit të Shkupit tha se universitetet duhet të prezantojnë me kohë programet studimore me qëllim që të mos krijohet konfuzion.

Qëllimi jonë është që studentët e ardhshëm, përkatësisht shkollarët e mesëm, sa më parë që është e mundur të njihen me programet studimore të universiteteve, gjegjësisht të fakulteteve që të mund ta bëjnë zgjedhjen e duhur gjatë regjistrimit të vitit të parë akademik. Qyteti Shkupit i kushton vëmendje të posaçme të rinjve, sidomos shkollarëve të shkollave të mesëm- Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.