Në nder të përvjetorit të 24 të ligjeratave të para të Universitetit të Tetovës, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami vizitoi muzeun e UT-së në Poroj. Në fjalën e rastit në hapësirat e muzeut, kryetari Kasami mes tjerash theksoi se edhe pse pas shumë sakrificave, u arrit që të kemi këtë universitet, edhe politika mjafton të ketë një vizionar që të arrijmë të bëjmë atë që duhet për këtë vend.

Përndryshe, me 17 shkurt të vitit 1995, në Poroj të Tetovës u mbajtën ligjeratat e para për themelimin e Universitetit të Tetovës, pas tentativave të shumta të pushtetit të atëhershëm për ta ndaluar këtë akt.