Lideri i Lidhjes Sociale Demokrate e Maqedonisë dhe udhëheqësi i koalicionit qeveritar, Zoran Zaev sot ka deklaruar, se përveç me liderët e koalicionit, dëshiron të takohet edhe me liderët e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami, transmeton Portalb.mk.

Siç deklaroi më tej Zaevi, qëllimi i takimeve është që të gjendet një kandidat konsesual, para se gjithash për qytetarët e përkatësive politike të ndryshme.

“I pari është BDI, pastaj me zotërinë Menduh Thaçi. Unë do të bëj përpjekje dhe dua që të shihem edhe me zotërinë Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët, dhe Bilall Kasami e Lëvizjes BESA që të mund të bisedojmë. Është e vlefshme që të gjithë të qëndrojmë prapa një kandidati të përbashkët, i cili është i vyeshëm, para se gjitha për të gjithë qytetarët. Flas për qytetarë nga përkatësi politike të ndryshme”, tha Zaev.

Kjo deklaratë e Zaevit vjen para takimit me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti që i zhvillua në Klubin e Deputetëve.

Paraprakisht, partitë e koalicionit qeverisës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim që të dalin me kandidat të përbashkët për Zgjedhjet presidenciale të 21-prillit.