Grupi parlamentar demokrat në Shqipëri ka votuar unanimisht në favor të propozimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për dorëzimin e mandateve të deputetëve. Në mbledhjen e sotme është vendosur të mandatohet kryetari Basha për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.

“Qëllimi ynë krijimi i një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira, parakohshme”, deklaroi Basha pas mbledhjes, duek konfirmuar qëndrimin unanim të grupit parlamentar.