Sot në mesditë në klubin e deputetëve duhet të mbahet takimi Zaev- Ahmeti në të cilin të dy partnerët e koalicionit do të bisedojnë edhe për kandidat të mundshëm koncensual me të cilin do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, transmeton Portalb.mk.

Takimi vjen në ditën para mbarimit të konkursit të hapur nga LSDM-ja për kandidat për president.

Më parë nga Bashkimi Demokratik për Integrim e ka lënë të hapur mundësinë që në zgjedhje të shkojnë me kandidatin e tyre, por edhe se janë të hapur për propozimet që do të vinin nga LSDM-ja. Mbrëmë LSDM-ja mbajti mbledhje me partitë e koalicionit me temë kandidat koncensual për president. Në takim nuk mori pjesë lideri PLD-së, Goran Milevski sepse ka paralajmëruar që në zgjedhje do të garojnë me kandidatin e tyre.