Një grua nga Teksasi është dëmshpërblyer me 37.6 milionë dollarë pasi akuzoi makinën Honda për problem in me rripin e sigurimit. Pas një aksidenti që pati në vitin 2015, Sarah Milburn mbeti e paralizuar.

“Ndoshta ishte udhëtimi më i keq i gjithë jetës sime. Unë besoj se përfundova në një karrige me rrota për këtë arsye”, tha 27-vjecarja për NBC New York.

Ajo paditi fabrikën e automjeteve Honda për rripin e sigurimit pasi nuk e mbrojti në aksidentin me një kamion.