Zhvillimet e forta politike që pasuan protestën kombëtare të 16 shkurtit vazhdojnë.

Sot kryeministri Edi Rama do të takohet me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin në orën 9:00 dhe më pas do të mbledhë Grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesi.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, që dje propozoi djegien e mandateve nga ana e Grupit parlamentar të PD-së, do të mbledhë deputetët e tij në orën 10:00.
Nga LSI-ja nuk ka ende njoftim për zhvillimet e sotme.