Kryetari i partisë më të madhe në Maqedoni, Ali Ahmeti në një intervistë për RTK-ne më rastin e 11 vjetorit të pavarësisë se Kosovës ka thënë se taksa ndaj mallarave serbe duhet të pezullohet për ti hapur rrugë bisedimeve me Serbinë.

Kreu I BDI’së ka kujtuar rrugëtimin e tij dhe shumë bashkëveprimtarë të tij për çlirimin dhe pavarësisë së Kosovës.

Gjatë intervistës , në pyetjen e gazetarit se a duhet të hiqet taksa e vendosur, Ahmeti u shpreh se personalisht mendon se rrugë dalje nga kjo situatë ka me çka përkohësisht të bëhet pezullimi i taksës.

“Çdo vonesë në bisedimet përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktoj problem jo vetëm në mes këtyre dy shteteve por edhe në rajon e më gjerë.

Kështu që i gjithë angazhimi duhet të shkojë në drejtim të forcimit të paqes, stabilitetit, sigurisë me çka si një tërësi e vetme të anëtarësohemi në NATO dhe Bashkimin Evropian,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.