Kompania e Sigurimit “Eurosig” konfirmoi se autobusët dhe udhëtarët e “Durmo Turs” janë të siguruar te ata dhe se pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup- Tetovë më 13 shkurt, udhëtarët e lënduar dhe familjet e personave që ndërruan jetë do të marrim dëmshpërblime përkatës, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Personave të lënduar do t’ju ndahet nga 4.500 euro, ndërsa familjeve të personave që ndërruan jetë 9.000 euro. Dëmshpërblimi do të bëhet sipas rregullave ligjore.

Përndryshe, më 13 shkurt të vitit 2019-të, në autostradën Shkup – Tetovë, në fshatin Llaskarcë, ka ndodhur aksident trafiku, pasi u rrokullis autobusi i ndërmarrjes “Durmo Turs”. Nga aksidenti ndërruan jetë 15 persona, ndërkaq u lënduan 39-të tjerë.