Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është pa diskutim një prej emrave më të pëlqyer të momentit në tregun ndërkombëtar dhe e themi me plot gojën se po përjeton periudhën e saj më të mirë.

Së fundmi, Dua Lipa shkroi historinë në ndarjen e çmimeve “Grammy Awards”, duke u bërë shqiptarja e parë që ka fituar dy prej tyre. Dua arriti të rrëmbejë çmime në dy kategoritë në të cilat ishte e nominuar, “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.
Po kush është personi që qëndron pas suksesit të këngëtares ?

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram ku shkruajti:

“Menaxheri im dhe shoku i ngushtë @ bentap77 i cili i dëgjonin demot e mia që kur isha 17 vjeçe, por pa diçka në mua. Ne ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë… por ky ishte një fillim mjaft i mirë për të nisur vitin, mbrëmja Grammy”.