Napoli po rinovon klubin duke nisur që tani. Kjo u vu re teksa pak ditë më parë të kaltrit shitën kapitenin Marek Hamsik në Kinë, pas 12 vitesh në “San Paulo” të sllovakut.

Gjithashtu edhe Dries Mertens në fund të sezonit pritet të shitet në Kinë nga drejtuesit e Napolit. Por në këtë listë largimesh lapsi ka zënë edhe mbrojtësin tonë Elseid Hysaj.

Shqiptari këtë sezon po kalon një nga momente më të vështira të karrierës së tij, teksa Ancelotti e ka lënë shpeshherë në stol.

Në vend të shqiptarit tekniku italian preferon Macult, i cili ka luajtur rregullisht kohët e fundit.

Me shumë mundësi Napoli do të nxjerrë në shitje Hysajn për shifrën e 60 milion eurove.

Por, kjo klauzolë vlen vetëm për ekipet që interesohen jashtë Italisë.