Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 “Titanik 2” ku mbrojtja do të thotë fjalët përmbyllëse.

Në “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.

Në seancën e kaluar prokurorja Fatime Fetai në fjalët përmbyllëse, kërkoi aktgjykime për të gjithë të akuzuarit në këtë rast.

Sipas PSP-së, Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka përdorur ndikimin dhe autoritetin e tij real dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar që të miratohen ankimimet për rizgjedhje në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Shfuqizimi i votimeve, sipas Fetait, është përllogaritja ekzakte e VMRO-DPMNE-së për atë se sa i nevojiten kandidatit të tyre që të mund të shkojë në raundin e dytë, ndërsa Thaçi edhe pse nuk ka pasur të drejtë ligjore e ka bindur Bedredin Ibraimin që të ndryshojë mendimin e tij dhe të votojë për ankimimet e VMRO-DPMNE-së, ndërsa për kthim, siç sqaroi Fetai anëtarët e KSHZ-së të VMRO-DPMNE-së do të duhet që të votonin për ankimimet e PDSH-së për në Çair.