Një punëtor ndërtimi me inicialet M.A. (33) nga fshati Çellopek i Tetovës, humbi jetën dje në objektin në ndërtim në rrugën “Londonska” në Shkup, të cilën e ndërton firma nga Tetova në pronësi të G.H (54) nga fshati i Reçicës së Vogël.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, dje në orën 15 është raportuar se SPB Shkup, se derisa M.A ka tentuar që të ngarkojë armaturë hekuri në një vinç, armatura është shkëputur dhe në një lartësi prej rreth dy metrash ka rëndë mbi të.

Vdekjen e tij e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi është dorëzuar në autopsi. Hetim në vendin e ngjarjet ka bërë Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-së Shkup.