Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të lehtë jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -4 e deri në zero, ndërsa ajo e ditës prej 9 deri në 17 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me erë të lehtë jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në -3 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Deri të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Të premten priten rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut, ndërsa në male reshje të borës. Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar veriore, në disa vende do të ketë reshje të lehta të dëborës. Gjatë fundjavës do të ketë rënie të konsiderueshme të temperaturës ditore.