Manchester United mposhti pastër 2-0 mbrëmjen e djeshme Chelsean në 1/8-at e FA Cup falë një paraqitjeje fantastike në “Stamford Bridge”.

Lidhur me kualifikimin e “Djajve”, për mikrofonat e “BBC Sport” dhe “Sky” ka folur lojtari i ndeshjes, Paul Pogba.

Ishte një fitore e madhe. Bëmë një paraqitje fantastike, e gjithë skuadra. Ia dolëm. Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore. Ekipi më ka ndihmuar të arrij formën maksimale. Ata më ndihmojnë të shënoj dhe të jap asiste. Po e shijojmë lojën së bashku. Ne jemi Manchester United. Luajmë për trofe. Solskjaer e mori këtë vend pune, pasi ka besim se mund ta bëjë. Ai ka besim te ne dhe ne kemi besim tek ai”, deklaroi francezi, i cili ka arritur formën optimale pas largimit të Jose Mourinhos.