Sa shpesh duhet t’i lani flokët?

Përgjigjja duket të jetë e ndryshme për të gjithë ne. Disa nuk mund ta kalojnë një ditë pa i larë flokët. Të tjerët mund të mos i lajnë për disa ditë madje edhe për një javë.

Sipas floktares dhe stilistes eksperte ndërkombëtare të flokëve, Barney Martin, sa shpesh i lani flokët varet nga lloji i flokëve që keni mirëpo sipas saj, në përgjithësi të gjithë po i lajmë shumë shpesh flokët.

Për ta parandaluar këtë, bëjani vetes këto katër pyetje para se të përdorni shamponin:

A keni lëkurë të yndyrshme?

Po flasim për fytyrën dhe lëkurën e kokës pasi gjasat janë që nëse jeni të prirur të keni fytyrë të yndyrshme atëherë ka gjasa që të keni edhe flokë të yndyrshme. Nëse ky përshkrim ju përshtatet, atëherë Barney rekomandon që t’i lani flokët çdo dy ditë dhe t’i shpërlani me ujë ditëve të tjera.

A keni flokë të trashë, të ashpër apo kaçurrela?

Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet t’i lani çdo të dytën apo të tretën ditë. Nëse i lani shumë shpesh do të përfundoni me flokë shumë të dehidratuar.

A keni flokë të drejtë?

Barney thotë se flokët e drejtë duhet të lahen paksa më shpesh për ta parandaluar dobësimin e tyre por edhe çdo e dyta ditë është në rregull nëse bëhet një shpërlarje e mirë me ujë ditëve të tjera për të larguar vajin e tepërt.

A ushtroni apo notoni?

Edhe nëse ushtroni për çdo ditë, prapë nuk duhet t’i lani flokët çdo ditë me shampon.

Një shpërlarje e tërësishme me ujë dhe një shampo të thatë më pas do të mjaftojë gjatë ditëve të tjera. Nëse notoni, atëherë duhet të përdorni një shampo pastrues dhe t’i lani flokët pasi që keni qenë në pishinë. Është e rëndësishme që ta largonin klorin dhe ujin e kripur nga flokët.