Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte i ftuar në emisionin “Argument” në MTV2 duke analizuar dhe komentuar zhvillimet rreth kandidatit për president ka theksuar se shumica parlamentare në mënyrë manipulative po mashtron opinionin për gjoja gjetjen e një kandidati konsensual.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e Ali Ahmetit për tryezën e partive politike shqiptare dhe për platformën e nënshkruar nga partitë politike.

“Ali Ahmeti ka gabuar kur tha se Menduh Thaci duhet ta thërret tryezën e partive politike, sepse ai nuk është nënshkrues i platformës, madje e ka kritikuar duke e quajtuar platform ruso-sllave. Tryezen ka te drejte ta thirre vetem Ziadin Sela dhe Bilall Kasami”, përfundoi Sela.