Në emisonin e sontëm në Click Plus, temë debati është Nepotizmi dhe zgjedhjet presedencialet, ku i ftuar është nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, njofton ShkupiLajm.

Pas skandalit me punësimin e disa të afërmve nga ana e funksionarëve shtetëror (ministra, deputet etj) tema mbi nepotizmin ka bërë bujë të madhe javëve të fundit.

Nenkryetari i BESËS Demiri, potencoi se: Kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM ka filluar t’i ngjason qeverisë së kaluar të Gruevskit,dhe kjo më së miri e tregon fakti që këto punësime familjare që dolën në pah, në këtë periudhë dhe tregon se kjo qeveri e ka vazhduar atë që la pas ish qeveria e Gruevskit, shtoi Demiri.