Jurgen Klopp dhe Niko Kovac u përplasën së bashku menjëherë pasi përfundoi ndeshja Liverpool-Bayern Munchen.

Trajneri i Liverpoolit deklaroi se reagimi nuk ishte shkaku i festës së lojtarëve të Bayernit, por festimi i trajnerit kroat pas ndeshjes. “Kam dashur menjëherë t’ia zgjas dorën, por ai shkoi në mesin e lojtarëve të tij. Ai dukej se dëshironte t’i takonte të gjithë bavarezët dhe jo vetëm me lojtarët e Bayernit, por me të gjithë njerëzit nga Bavaria”, pohoi gjermani.

Dukej se debati ishte më serioz, pasi në fund Kovac i kërkoi falje për sjelljet e tij trajnerit të “The Reds”.

“Ai (Niko Kovac) kërkoi falje dhe unë i thashë se nuk ka problem. Pastaj ai donte që të kërkonte sërish falje. Kjo ishte e gjitha”, u shpreh Klopp.