Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi priti në takim zëvendës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Dominic Otway.
Në takim u bisedua për aktualitetin politik në vend në prag të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Kasami e njoftoi z. Otway për kontributin e Lëvizjes BESA gjatë proceseve integruese dhe ndryshimeve kushtetuese si parakusht për anëtarësimin e vendin në NATO.
Poashtu u diskutua për kontributin e faktorit ndërkombëtar si ndihmesë në proceset reformuese të rëndësishme për plotësimin e parakushteve për të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE.
Të dy palët u dakorduan se bashkëpunimi i ndërsjelltë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.