Barcelona e kishte të pamundur për të mposhtur në transfertë Lyonin.

Të besuarit e Valverdes u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8-at e Champions Leagues.
Me Messin dhe Suarezin në sulm, Barcelona kishte shumë raste për shënim por pa arritur të finalizojë duke lënë të hapur mundësinë e kualifikimit për në çerekfinale.Vlen të theksojmë që në këtë ndeshje rastin e artë për shënim e kishte “ylli” i Lyonit, Martin Terrier, i cili me gjuajtjen e tij spektakolare tronditi shtyllën katalanse.

Marc-Andre Ter Stegen bëri një ndeshje të mirë duke shpëtuar Barcelonën nga disavantazhi.

Dueli i kthimit në “Camp Nou” do të luhet më 13 mars.