Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot do të takohet me kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e partive shqiptare për zgjedhjet presidenciale. Sela mbrëmë në intervistën në TVM2 theksoi se partia e tij do të shqyrtojë ofertën që do ti shtrohet dhe do të sjellë vendimin e saj. Mirëpo, ASH ka si opsion të saj një kandidat të opozitës shqiptare, informon.

Sipas tij, mbetet të shihet s e edhe kandidatët e ofruar si koncensual a do të përfaqësojnë të drejtat e popullatës në përgjithësi.
Lideri i ASH-së theksoi se kandidati për President, edhe pse thuhet që mund të mos jetë partiak, ai mund të jetë i tillë.

Sela shprehu frikën se fenomeni i VMRO-DPMNE mund të shfaqet edhe tek regjimi LSDM-BDI. Sipas tij, VMRO-ja kishte të gjitha pushtet dhe jo pushtetet e ndara, ajo kontrollonte gjithçka. Andaj halli sipas Ziadin Selës është që tani LSDM-ja do të tentoj të ketë Presidentin në kontroll ashtu siç kishte VMRO-ja.(INA)