Paga mesatare neto në muajin dhjetor për të punësuarit ka ka qenë 25.784 denarë dhe në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2017 është rritur për 8.1 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, rritja e pagës mesatare ka të bëjë me rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin e informacioneve dhe komunikimit, artit, festave dhe rekreacionit dhe xehetarisë dhe nxjerrjes së gurit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Paga mesatare neto në krahasim me muajin nëntor është rritur në sektorët e artit, festave dhe rekreacionit, informacioneve dhe komunikimit dhe tregtisë.

Paga bruto për të punësuarit në muajin dhjetor ka qenë 37.704 denarë./Telegrafi/